Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 19-vjeçarit në Gjirokastër

Marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 19-vjeçarit në Gjirokastër
April 11
07:54 2016

Një i ri 19-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një të mitur. Në njoftimin e saj, policia lokale bën me dije se shtetasi Xh. Gjini, 19 vjeç, banues në Gjirokastër, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur’’.

“Xh. Gjini, 19 vjeç, banues në Gjirokastër, u ndalua pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen I.P., 14 vjeçe”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Etiketimet
Shperndaje