Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marku-Imamit: “Je bërë si anëtarët e byrosë së Hoxhës. T’ju vijë turp!”

Marku-Imamit: “Je bërë si anëtarët e byrosë së Hoxhës. T’ju vijë turp!”
May 30
08:19 2017

Një debat i ndezur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” është zhvilluar për shkak të listave të reja të PD-së mes disa prej analistëve dhe politikanëve të orientuar djathtas.

Ish-deputeti demokrat Mark Marku është shprehur se lëvizja e figurave të vjetra të PD-së kundra Bashës është e gabuar.

Sipas Markut, ajo nuk mund të bëhet pikërisht në kohë fushate. Marku deklaroi se edhe pse me 20 vite përvojë ata po tregojnë që nuk janë politikanë. “Ata tregojnë që s’janë politikanë fare. Të thuhet në fushatë që kryetari i fushatës të largohet. Unë nuk e kuptoj, çfarë përvoje politike kanë ata? Dy orw tri ditë të kesh dëgjuar për politikën nuk mund t’i bësh këto deklarata. Kjo tregon që ata nuk janë politikanë edhe pas 20 vjetëve”.

Më tej, Marku tha se Imami dhe të tjerët kanë qenë aty në PD kur është shkelur statuti me mijëra herë. Por në atë kohë nuk flisnin se u pëlqente.

“Imami ka qenë aty kur janë shkelur rregullat me qindra herë. T’u vijë turp atij dhe të tjerëve! Janë njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës që kënaqeshin kur pushkatoheshin të tjerët dhe përdornin të pushkatuarit për të pushkatuar. Kjo është historia e PD-së. Jemi rritur me këtë. Ato janë vetë viktima të sistemit”, – tha Marku.

Kujtojmë që paraditen e djeshme, Arben Imami dhe Jozefina Topalli, të cilët u lanë jashtë listave të PD-së, kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës si kreu i PD-së. /Blitz.al/

Ish-deputeti demokrat Mark Marku, është shprehur se lëvizja e figurave të vjetra të PD-së kundra Bashës është e gabuar.

Sipas Markut ajo nuk mund të bëhet pikërisht në kohën fushate. Marku deklaroi se edhe pse me 20 vite përvojë ata po tregojnë që nuk janë politikanë. “Ata tregojnë që s’janë politikanë fare. Të thuhet në fushatë që kryetari i fushatës të largohet. Unë nuk e kuptoj, çfarë përvoje politike kanë ata. Dy ore tre ditë të kesh dëgjuar për politikën nuk mund të bësh këto deklarata. Kjo tregon që ata nuk janë politikanë edhe pas 20 vjetëve”.

Më tej Marku tha se Imami dhe të tjerët kanë qenë aty në PD kur është shkelur statuti me mijëra herë. Por në atë kohë nuk flisnin se u pëlqente.

“Imami ka qenë aty kur janë shkelur rregullat me qindra herë. T’u vijë turp atij dhe të tjerëve. Janë njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës që kënaqeshin kur pushkatoheshin të tjerët dhe përdornin të pushkatuarit për të pushkatuar. Kjo është historia e PDsë. Jemi rritur me këtë. Ato janë vetë viktima të sistemit”, tha Marku.

Kujtojmë që paraditen e sotme Arben Imami dhe Jozefina Topalli të cilët u lanë jashtë listave të PD-së kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës si kreu i PD-së. /Blitz.al/

Shperndaje