Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Zuckerberg në “Facebook”: Do të shkoj në Itali

Mark Zuckerberg në “Facebook”: Do të shkoj në Itali
August 25
09:46 2016

Themeluesi i rrjetit social “Facrbook”, Mark Zuckerberg, ka njoftuar në rrjetin social për vizitën që do të kryejë së shpejti në Itali, për të shprehur mbështetjen për pasojat tragjike të tërmetit që goditi së fundmi Italinë.

Në mesazhin e tij të solidaritetit, Zuckerberg tregon se Roma kryesisht mban një vend të veçantë në zemrën e tij. Ai siguroi se gjatë qëndrimit të kryeqytetin italian, do tu qëndrojë pranë të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.

Unë do të shkoj në Romë të hënën, ku do të zhvilloj Townhall Q&A (një takim informal me publikun) me komunitetin italian. Nëse keni pyetje, mund të komentoni më poshtë. Roma zë një vend të veçantë në zemrën time. Unë kam studiuar Latinisht dhe Histori Klasike për shumë vite. Më pëlqen të vizitoj shtëpitë e figurave historike më të preferuara të miat, si Augustus Caesar.

E dua aq shumë Romën sa unë dhe Priscilla shkuam aty pas martese, për të kaluar muajin e mjaltit. Unë jam duke planifikuar të kaloj kohë me komunitetin italian pas tërmetit të mbrëmshëm në Italinë qendrore. E di se ky është një moment i vështirë për ata njerëz që humbën të dashurit apo shtëpitë e tyre dhe mendimet e mia janë për të gjithë të prekurit nga fatkeqësia. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje