Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Zuckenberg thirrje brazilianëve: Ngrihuni kundër bllokimit të WhatsApp-it!

Mark Zuckenberg thirrje brazilianëve: Ngrihuni kundër bllokimit të WhatsApp-it!
May 04
11:42 2016

Krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckenberg, ka ftuar të gjithë brazilianët që të bashkohen ditën e sotme, në orën 18:00 me orën lokale, përballë Parlamentit, për të kërkuar krijimin e një ligji që ndalon bllokimin e shërbimeve të internetit, si WhatsApp.

Këtë gjë Zuckenberg e bën nëpërmjet një statusi të postuar në profilin e tij, pas një vendimi brazilian për ta bllokuar aplikacionin për një periudhë të shkurtër.

Pas vendimit të një gjykatësi për ndalimin e WhatsApp-it për 72 orë, ky vendim u hodh poshtë nga një tjetër gjykatës, i cili mori parasysh kërkesën e avokatëve të aplikacionit, që më pas u riaktivizua.

“WhatsApp u rikthye aktiv në Brazil, ama ideja se kujtdo në këtë vend mund t’i mohohet lira e komunikimit është shumë shqetësuese. Ju dhe miqtë tuaj mund të ndihmoni për të garantuar që kjo gjë mos të ndodhë më. Nëse je brazilian dhe mbështet WhatsApp, ngrije zërin! Do të shtrohet një diskutim i fortë mbi rëndësinë e lidhjes mes njerëzve”, – shkruan Zuckenberg në Facebook.

Komento
Etiketimet
Shperndaje