Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Marku: Rama si Mussolini. Sjellja e kryeministrit me gazetarët është sjellje diktatoriale.

Mark Marku: Rama si Mussolini. Sjellja e kryeministrit me gazetarët është sjellje diktatoriale.
October 28
16:40 2017

Analisti Mark Marku tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se qëndrimi i kryeministrit ndaj gazetarëve është një precedent i rrezikshëm.

“Vetëm Benito Mussolini donte t’i mësonte të gjithë. Të mësonte gazetarët të bënin punën e vet,, gjykatësin të bënte punën e vet, punëtorin si të bënte shtëpinë. Kjo është qasje diktatoriale”, – tha Marku.

Edhe kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha nuk i takon kryeministrit të vlerësojë punën e gazetarëve, ndërsa ju rikthye problemeve me të cilat përballen sot gazetarët.

“Nëse kryeministri do t’i drejtohej një reporter dhe do t’I thoshte më jep kontratën e punës, kjo do të ishte shumë positive. Sepse mediat në përgjithësi punojnë në kushte të mosrespektimit shqiptar, të kodit të punës”- u shpreh Çipa.

Sa i përket raportimeve të çështjes së trafikut të drogës, ku është përfshirë edhe emri i ish Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, analistët shprehet se media e ka bërë mirë punën e vet.

“Fakti që është nervozuar politika dhe ka përfshirë në axhendën e diskutimeve atë që  patur në fokus media do të thotë se media po e bën punën e vet”, – tha Çipa.

Ndërsa Mark Marku u shpreh në emisionin Përballë me temë “Media në Shënjestër” se  kryeministri është nxehur pasi media ka funksionuar mirë sa I përket raportimit të çështjes Tahiri.  “Po të ishte për qeverinë kjo çështje do ishte fshehur. Janë mediat që po e mbajnë në fokusin e publikut”, – tha Marku./Blitz.al/

Komento
Shperndaje