Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marinzë, gropat në oborret e shtëpive tmerrojnë banorët

Marinzë, gropat në oborret e shtëpive tmerrojnë banorët
March 24
08:30 2016

Një vit pas shpërthimit të pusit të naftës në Fier, që shkaktoi dëme të mëdha, banorët e Marinzës janë në panik pasi në oborret e banesave kanë filluar të krijohen gropa. Gjerësia e gropave varion nga 50 cm deri në 1 metër dhe kanë filluar të hapen para tri javësh . “Mbushim kova të mëdha me ujë dhe i hedhim në gropë, ndërsa shohim se në çast uji ikën në brendësi të tokës. Është e frikshme, por e dimë që kjo që po ndodh është pasojë e shpërthimit të pusit më 1 prill të vitit të kaluar. Netëve nuk arrijmë të flemë nga frika se do të përfundojmë me gjithë shtëpi në krateret e hapura”, – janë shprehur banorët.

Ndërkohë situata sa vjen dhe bëhet më kritike, sipas deklaratave të tyre, ndaj kërkuan të merren masa urgjente para se të ndodhë ndonjë tragjedi. Sipas tyre, kompanitë e huaja fitojnë miliarda dollarë nga nëntoka e tyre, ndërsa ata janë lënë në mëshirë të fatit.

Vitin e kaluar si pasojë e shpërthimit të pusit të naftës u dëmtuan banesat , prodhimet bujqësore dhe u hapën gropa e kratere të mëdha. Shpërthimi i ujërave nëntokësore në oborret e banesave dhe çlirimi i gazrave  ka vënë në rrezik banorët që jetojnë shumë pranë zonës ku nxirrej nafta.

Shperndaje