Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maradona sërish në telashe. Ndalohet me pasaportë false…

Maradona sërish në telashe. Ndalohet me pasaportë false…
August 29
15:23 2016

Sërish probleme për legjendën e futbollit, Diego Armando Maradona.

Mbrëmjen e djeshme ai është ndaluar nga policia në aeroportin e Buenos Aires-it.
Sipas asaj që raportojnë mediat argjentinase, ai po nisej drejt Dubait i shoqëruar nga partnerja e tij Rocio Oliva, por në momentin e prezantimit të dokumenteve u bllokua nga policia kufitare për shkak se dispononte një pasaportë false, e cila rezultoi e vjedhur.

“Nuk do të lejoj askënd që të drejtojë jetën time. Që kur kam qenë 15 vjeç bëj atë që dua dhe askush nuk do të më thotë ç’duhet të bëj. Ky denoncim është një budallallëk. Avokati im do të hetojë për këtë veprim të orkestruar nga ndonjë politikan”, – shprehet i irrituar Maradona, i cili pretendon se kjo është një lëvizje e stafit të presidentit Macri për shkak të disa deklaratave të ish-futbollistit. /Blitz.al/

Shperndaje