Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maqedonia, vendi ku të huajt dëshirojnë të adoptojnë fëmijë

Maqedonia, vendi ku të huajt dëshirojnë të adoptojnë fëmijë
July 13
17:42 2016

Shtetas nga vende të ndryshme të botës i drejtohen Maqedonisë për të adoptuar fëmijë.

Sipas asaj që raporton “Telegrafi”, janë disa rastet e amerikanëve, britanikëve, sllovenëve e suedezëve të cilët kanë bërë kërkesë për një fëmijë.
Sot, në regjistrin për adoptim janë regjistruar 65 shtetas të huaj të cilët kanë bërë kërkesë, ndërsa janë 2 familjet nga jashtë Maqedonisë të cilat kanë adoptuar fëmijë në 6 muajt e parë të këtij viti.

Interesant është fakti se në dallim nga vetë maqedonasit, të cilët kanë prioritet në procesin e përzgjedhjes, të huajt nuk kanë preferenca për kombësinë, për pamjen apo edhe për gjendjen shëndetësore të fëmijëve.

Në Maqedoni ka 96 fëmijë të moshës nga 7 muaj deri në 17 vjeç, 72 prej të cilëve kanë vonesa të zhvillimit.

Sipas rregullave, shtetasit e huaj që duan të adoptojnë jashtë vendit të tyre duhet që fillimisht të bëjnë kërkesë në vendin e tyre.

Etiketimet
Shperndaje