Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maqedoni, votohet qeveria teknike

Maqedoni, votohet qeveria teknike
September 02
18:25 2016

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar me 95 vota pro, 2 vota kundër dhe asnjë abstenim Qeverinë Kalimtare të Maqedonisë që doli pas marrëveshjes së katër liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend.

Me marrëveshjen e arritur, pritet që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen më 11 dhjetor, ndërsa parlamenti të shpërndahet më 12 dhjetor. Ministër i Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski dhe ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski. Për Spasovskin votuan 95 deputetë pro dhe 2 kundër. Ministrja Remenski mori mbështetjen e 94 deputetëve, kurse 2 të tjerë votuan kundër.

Kryeministri Emill Dimitriev deklaroi se pret nga të gjithë anëtarët e qeverisë përkushtim të lartë dhe të punojnë me përgjegjësi. Ai theksoi se fokus kryesor i qeverisë së re duhet të jetë organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

“Konsideroj se kriza politike në Republikën e Maqedonisë është nga fundi dhe jam i bindur se organizimi i zgjedhjeve dhe formimi i qeverisë së re politike do të thotë perspektivë e re për qytetarët e Republikës së Maqedonisë”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje