Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maqedoni-Shqipëri, probleme për Kombëtaren, helmohet mesfushori Eros Grezda…

Maqedoni-Shqipëri, probleme për Kombëtaren, helmohet mesfushori Eros Grezda…
September 05
12:51 2017

Mbrëmjen e sotme pritet që të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit 2018 për ne, Maqedoni-Shqipëri.

Krahas lajmeve të mira se në ndeshjen e sotme do të rikthehet një nga emrat më të rëndësishëm që i mungoi ndeshjes me Lihteshtejnin, Armando Sadiku, ka edhe një lajm jo fort të mirë. Eros Grezda, mesfushori i Kombëtares, mund të mos jetë prezent në ndeshjen që do të zhvillohet në Strumicë.

Sipas “Panorama Sport”, futbollisti ka pësuar helmim ushqimor dhe nuk është në gjendjen më të mirë.

Stafi mjekësor po monitoron situatën e tij, ndërsa do të bëhen edhe disa analiza për të kuptuar më mirë gjendjen shëndetësore. Kjo ka bërë që prania e Grezdës të jetë në pikëpyetje për sfidën e sotme, duke i dhënë më pak mundësi trajnerit Panuçi për të bërë ndryshime në formacion, ku mesfushori luante në të dy krahët.

Grezda ishte një prej lojtarëve më aktivë në përballjen me Lihtejnshtejnin dhe me siguri do t’i vinte shumë në ndihmë skuadrës mbrëmjen e sotme, ama me siguri që të gjithë futbollistët që do të hidhen në fushë do të jenë të motivuar maksimalisht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje