Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maqedoni-Shqipëri, Goran Pandev i zhgënjyer: “Shqipëria nuk meritoi asnjë pikë, ishin me fat…”

Maqedoni-Shqipëri, Goran Pandev i zhgënjyer: “Shqipëria nuk meritoi asnjë pikë, ishin me fat…”
September 06
09:48 2017

Rezultati 1 me 1 i arritur nga Kombëtarja Shqiptare mbrëmjen e djeshme përballë Maqedonisë në Strumicë na i forcon pozitat në vendin e 3-të në grup, pas Spanjës dhe Italisë, ama loja e zhvilluar nuk lë shije shumë të mirë.

Sigurisht që të shumta kanë qenë reagimet e lojtarëve nga të dyja palët.

Pas ndeshjes, kapiteni i Maqedonisë dhe ish-sulmuesi i Interit, Goran Pandev, ka folur për “Panorama Sport” duke thënë se Shqipëria nuk ka bërë lojë të mirë dhe nuk ka merituar asnjë pikë.

“Jam i zhgënjyer! E dinim që me Shqipërinë do të ishte një ndeshje e vështirë sepse ka lojtarë që luajnë në nivele të larta, por sot nuk treguan pothuajse asgjë. Më vjen keq, sepse në Shqipëri na mundën në minutat e fundit, ndërsa këtu patën sërish fat. Gjithsesi jam i kënaqur për lojën që zhvilluam dhe personalitetin që shfaqëm”,- është shprehur i zhgënjyer Pandev, i cili mesa duket nuk e ka kapërdirë dot rezultatin e marrë, edhe pse 11-metërshi i dhënë nga arbitri për Maqedoninë në pjesën e dytë ishte shumë i dyshimtë.

Pas ndeshjeve të djeshme, Spanja ruan kryesimin e Grupit G me 22 pikë, e ndjekur nga Italia me 19, Shqipëria 13, Izraeli 9, Maqedonia 7 dhe Lihtenshtejni 0 pikë. /Blitz.al/

 

Shperndaje