Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maqedoni, prifti i Kishës Ortodokse bën thirrje për rezistencë kundër gjuhës shqipe

Maqedoni, prifti i Kishës Ortodokse bën thirrje për rezistencë kundër gjuhës shqipe
August 11
15:24 2017

Një nga priftërinjtë maqedonas të Kishës Ortodokse ka dhënë një deklaratë të fortë në mbrojtje të gjuhës maqedonase kundër asaj shqipe.

Ivica Todorov thotë se duhet të luftohet nga qytetarët maqedonas për të promovuar të drejtat e tyre.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të luftojnë për promovimin e të drejtave individuale dhe kolektive të të gjithë qytetarëve të saj që jetojnë në vend, por sipas Kushtetutës dhe rregullave të ligjit dhe ne nuk mund t’i lutemi çdo dëshire kombëtare-shoviniste dhe kërcënimeve të disa qarqeve politike që në shekullin e 21, të cilët janë ngritur nga nacional-romantizmi të luftojnë për Shqipërinë e Madhe”- shkruan Todorov.

Todorov urdhëron të gjithë të lexojnë se çfarë thotë neni 1, paragrafi (1) deri (4) nga propozim-ligji për gjuhët dhe në qoftë se keni kohë, thotë ai, keni lexoni të gjithë propozim-ligjin, por neni 1 shkel Kushtetutën e RM-së, ndërsa edhe atë që është rënë dakord me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Neni 1

 

– (1) Në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.

– (2) Cilado gjuhë tjetër e folur nga së paku 20% e qytetarëve
(gjuha shqime) është gjithashtu një gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në përputhje me këtë ligj.

– (3) Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet qendrore, publike ndërmarrjet, agjencitë, zyrat, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë me autoritet publik, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes dhe alfabetit të saj, është edhe gjuha e folur nga 20% e qytetarëve të RM-së dhe alfabeti i saj, në përputhje me këtë ligj.

– (4) Në njësitë e drejtorive lokale dhe alfabeti që e përdorin së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit cirilik. Për përdorimin e gjuhëve dhe alfabetin që flasin më pak se 20% e qytetarëve nga qytetarët e njësive të vetëqeverisjes lokale, vendosin për organet e njësive të drejtorisë lokale.

Todorov më tej bën thirrje që kjo “të shpërndahet, të mendohet dhe të alarmohet”. /Blitz.al/

Shperndaje