Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maqedoni, miratohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe

Maqedoni, miratohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe
March 14
18:39 2018

Sot në Kuvendin e Maqedonisa pas shumë tensionesh është votuar Ligji për Gjuhët. Me rezultatin prej 64 votash pro dhe asnjë kundër ligji i ri zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qëndror.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është përplasur me deputetët e VMRO-DPMNE-së lidhur me ligjin e gjuhëve. Në disa moment është dashur dhe ndërhyrja e personave përgjegjës për sigurimin duke qenë se situata ka qenë e tensionuar. Pavarësisht gjithçkaje vendimi i sotëm i hap rrugë përdorimit të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet në Maqedoni./Blitz.al/

Komento
Shperndaje