Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maqedoni, Ivanov shfuqizon amnistinë për 22 nga 56 zyrtarët që fali

Maqedoni, Ivanov shfuqizon amnistinë për 22 nga 56 zyrtarët që fali
May 27
19:10 2016

Presidenti i Maqedonisë është tërhequr nga vendimi i tij dhe ka shfuqizuar një pjesë të amnistisë, konkretisht për 22 nga 56 zyrtarët që ai fali. Ky ndryshim vjen pas miratimit të vendimit më 12 prill, që i shpallte të pandëshkueshëm këta zyrtarë.

Në një konferencë shtypi gjatë pasdites së sotme, ai deklaroi se të gjithë personat e tjerë kanë mundësi që të dorëzojnë kërkesa personale për vendimet e tyre për falje. “Vendimin për falje e solla në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë. Shumë persona nuk e kuptuan këtë ide. Isha i akuzuar se kam dashur t’i mbroj politikanët, se kam krijuar drejtësi selektive. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur një qëllim të tillë”, u shpreh presidenti maqedonas.

Vendimi i tij për faljen e zyrtarëve hasi në një sërë kundërshtimesh të ashpra, si nga faktori i brendshëm edhe ai i jashtëm. Prej marrjes së tij, kanë vijuar protestat e sektorit civil nëpër rrugët e disa qyteteve maqedonase. Presidenti Ivanov nuk tregoi se cilët ishin 22 zyrtarët për të cilët është tërhequr vendimi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje