Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manjani – Lallës: Hetoni zyrtarët e nivelit të lartë

Manjani – Lallës: Hetoni zyrtarët e nivelit të lartë
May 16
11:24 2016

Gjatë një takimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kërkuar që të hetimi të shtrihet deri tek zyrtarët e nivelit të lartë. Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të jetë aktive gjatë hetimit të veprimtarive të grupeve kriminale apo sekuestrimit të pasurive të paligjshme.

“Të shtohet numri i zyrtarëve të lartë duke nisur nga ministri i Drejtësisë për çdo episod që ka nevojë për hetim. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrat e Prokurorisë. Për këtë ekzekutiv urdhri i Prokurorisë është ligj ndaj kujtdo”, është shprehur ndër të tjera ministri.

Sipas tij, kërkesat më të shumta janë kërkesat për pretendime për falsifikime. Sa i takon rolit të Prokurorisë, Manjani theksoi se Prokuroria është ajo që drejton ndjekjen penale duke ndërhyrë në akuzat dhe kundërakuzat mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

Etiketimet
Shperndaje