Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manjani: Konsensusi fitoi, LSI nuk ka asnjë skenar

Manjani: Konsensusi fitoi,  LSI nuk ka asnjë skenar
July 21
21:41 2016

I ftuar në emisionin “Opinion”, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se fatmirësisht konsensusi u arrit. I pyetur nëse do donte të ishte ministër Drejtësie politik apo teknik, Manjani tha se shumë mirë do mund t’i bënte të dyja, por nuk është ky qëllimi.

Sa i takon bisedës me tone të larta që thuhet se është zhvilluar sot mes krerëve të koalicionit qeverisës, Ministri i Drejtësisë preferoi të mos i komentojë dhe refuzoi të pranojë dështimin e koalicionit. Sipas tij, koalicioni nuk varet nga qëndrime për çështje të caktuara.