Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manjani kërkon lirimin e Ramush Haradinajt. Letra e plotë

Manjani kërkon lirimin e Ramush Haradinajt. Letra e plotë
January 06
15:06 2017

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka kërkuar homologut të tij francez Jean-Jacques Urvoas lirimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Në letrën e tij, Manjani shpreh shqetësimin e tij për këtë arrestim politik në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia prej shumë vitesh.

“Z. Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë nga të dy dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë si autoriteti i themeluar nga OKB për këtë çështje. Si autoriteti qendror i përcaktuar për zbatimin e Konventës Europiane të Ekstradimit të vitit 1957, do të vlerësoja, i nderuar koleg, mospranimin nga ana juaj të kërkesave për ekstradim të motivuara politikisht nga shteti serb”,- shkruan ndër të tjera Manjani.

Ditën e djeshme gjykata franceze e la në burg Haradinajn pasi ai u arrestua nga policia. /Blitz.al/

manjani

Komento
Shperndaje