Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manjani – Gjykatës Administrative: Mallkim, gjykimi juaj

Manjani – Gjykatës Administrative: Mallkim, gjykimi juaj
May 03
10:22 2016

Në analizën vjetore të punës, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kritikoi gjyqtarët e Gjykatës Administrative të Apelit, të cilët i akuzoi se frenuan dhënien e drejtësisë duke shkaktuar bllokimin e shqyrtimit të 12 mijë dosjeve.

“Në vitin që lamë pas Gjykata e Apelit Administrativ u bë frenim, të ankoheshe tek kjo gjykatë ishte si mallkim, nuk e di se nga cili prej rrathëve të Dantes. Ne shtuam trupën gjyqësore, por janë ende 12 mijë çështje që presin të gjykohen. E kuptojmë që jetojmë në një realitet të tillë shifrash por në fund të ditës qytetarët duan drejtësi. Do bëjmë çmos që ta kthejmë këtë gjykatë për atë që u krijua, të shërbeje shpejt dhe të shërbesh shpejt nuk do të thotë të shërbesh shkel e shko.”, deklaroi ministri Manjani.

Sipas tij, gjytarët e kësaj gjykate kanë të drejtë të korrektojnë qeverinë, por s’mund të krijojnë një qeveri paralele. Ai kritikoi edhe ciklin e mbyllur në disa gjykata: “Kultura e koorporatës familjare në sistemin gjyqësor: Burri gjykatës apeli, gruaja gjyqtare, djali noter! Kjo krijon një cikël të mbyllur që pa dyshim do të gjejë zgjidhje me reformën e re të drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë komentoi dhe arrestimin e djeshëm të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, i cili u arrestua në flagrancë bashkë me të birin. Lidhur me këtë çështje, ai kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të gjyqtarit Hoxha.

“Një orë e më parë jo ta pezullojmë, por ta shkarkojmë këtë gjyqtar, si akt që cenon rëndë autoritetin tuaj.”, deklaroi Manjani.