Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manjani – biznesit: Shkruani ligjin që iu vjen komod

Manjani – biznesit: Shkruani ligjin që iu vjen komod
May 04
11:18 2016

Gjatë një tryeze të zhvilluar me biznesin, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se e vetmja strategji efektive për të qenë pranë biznesit është “strategjia e letrës së bardhë”, pra që të jetë biznesi që shkruan ligjin.

“Strategjia jonë për të përmirësuar bazën ligjvënëse, korpusin në favor të biznesit është letra e bardhë. Në këtë letër bizneset duhet të shkruajnë ligjin që i vjen komod”, u shpreh ndër të tjera Manjani.

Sipas ministrit, “strategjia e letrës së bardhë” është tërësisht në shërbim të biznesit, pasi ky i fundit nuk ka nevojë për deklarata mediatike dhe politikë, por për ligje të thjeshta dhe reagim të shpejtë. Ai bëri me dije se po punohet për ligje të tjera që lidhen me procedurat ligjore në ndihmë të bizneseve. Në vijim, Ministri i Drejtësisë deklaroi se biznesi nuk mund të presë reformën në drejtësi dhe kërkoi çeljen e dhomave të arbitrazhit që i vijnë në ndihmë biznesit.

Komento