Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mandati i Rakip Sulit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD

Mandati i Rakip Sulit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD
September 14
15:49 2016

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shpalljen si antikushtetuese të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Rakip Suli.

Në vendimin e saj, gjykata shprehet se Rakip Suli nuk ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën dhe firma në pronësi të të birit nuk ka përfituar para publike në shkelje të ligjit.

Deputetët e kanë të ndaluar me ligj përfitimin e parave publike në tendera ose përmes çdo lloj forme tjetër për aq kohë sa ata ushtrojnë mandatin e deputetit.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzon pritshmëritë e Partisë Demokratike për largimin e Rakip Sulit nga salla e Kuvendit. Vetë deputeti i ka hedhur poshtë akuzat për përfitim parash nga kontrata e qirasë nënshkruar mes firmës së tij dhe OSHEE-së. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje