Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja shqyrton sot vlefshmërinë

Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja shqyrton sot vlefshmërinë
April 20
11:14 2016

Në seancën e ditës së sotme, Gjykata Kushtetuese shqyrton vlefshmërinë  e mandatit të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Mësohet se në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe vetë deputeti i Partisë Socialiste. Avokati i tij, Artan Hajdari, deklaroi gjatë seancës gjyqësore se kërkesa e PD-së nuk duhet pranuar.

Ky gjyq zhvillohet pas akuzës të ngritur nga opozita për “përfitime fondesh publike”. Partia Demokratike akuzon deputetin Kokëdhima se ka përfituar në mënyrë antikushtetuese nga fondet e shtetit përgjatë kohës që ishte deputet, ndaj duhet t’i hiqet mandati.

Komento
Etiketimet
Shperndaje