Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manchester United, Jose Mourinho pranon dënimin me 1 vit burg për mashtrimin me taksat

Manchester United, Jose Mourinho pranon dënimin me 1 vit burg për mashtrimin me taksat
September 04
20:56 2018

Tashmë tranjeri i Manchester United Jose Mourinho  ka pranuar dënimin me burg një vit pas dy krimeve fiskale kur ishte tranjer i Real Madridit të cilat kapën shifrat e 3.3 milionë eurove.  Ai e ka pranuar dënimin sepse i  intereson mbyllja e çështjes gjyqësore shkruan Metro.

Prokuroria dhe Thesari i Shtetit në ditët në vazhdim do të konfirmojnë në Gjykatën e Udhëzimit nr 4 të “Pozuelo de Alarcon” që tashmë kanë një marrëveshje ku thuhet se Mourinho ka pranuar fajësin. Pra tranjeri do të pranojë me shkrim se ka fshehur pasurinë e tij nga Thesari i Shtetit. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Cristiano Ronaldo disa vite më parë i cili zgjodhi këtë marrëveshje për zgjidhjen e problemit që të mos sorollatej në gjykata por pranoi 1 vit burg duke e konvertuar me gjobë financiare.

Shume e cila do të paguajë në total Mourinho i përfaqëuar nga i njëjti avokat që kishte edhe  Cristiano Ronaldos  kap shifrën e 669.323 eurove. Kjo pagesë do të mbyllë totalisht rastin në fjalë  vetëm pasi  gjykata do të shpjegojë marrëveshjen e arritur midis palëve.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje