Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manchester United “humb” në Kinë, shkak moti i keq

Manchester United “humb” në Kinë, shkak moti i keq
July 24
15:29 2016

Avioni i Manchester United është detyruar të bëjë ulje të detyruar diku në Kinë, për shkak të motit të keq. Ulja emegjente shkaktoi lënien përgjysmë të përgatitjeve të Jose Mourinho dhe skuadrës së tij, përcjell Blitz.al.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, lojtari Memphis Depay u shpreh se moti i keq u bë shkak për ndërprerjen e fluturimit të tyre. Skuadra la Shanghai-n ku qëndroi për shkak të ndeshjes së parë të turneut, për të udhëtuar drejt kryeqytetit kinez, Beijing-ut, ku do të luajnë ndeshjen e radhës.

“Ne kemi humbur diku. Na u desh të bënim një ulje emergjente për shkak të motit të keq. Tani jemi duke pritur derisa moti të përmirësohet. Shpresoj se do të largohemi së shpejti nga këtu, në mënyrë që të përgatitemi për ndeshjen kundër Manchester City-t”, është shprehur Depay. /Blitz.al/

Komento