Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manchester United  bën “gafën” e madhe ndez situatën përpara përballjes me Juventusin

Manchester United  bën “gafën” e madhe ndez situatën përpara përballjes me Juventusin
October 23
19:05 2018

Manchester United ka bërë një gafë para ndeshjes kundër Juventusit, sepse ka publikuar në faqen e saj online online një artikull ku prezanton sfidën kundër Juves, duke shtuar edhe disa paragrafe në lidhje me urrejtjen që kanë disa prej klubeve italiane ndaj bardhezinjve dhe duke përmendur termin “Rubentus”.

“Manchester United dhe Juventus bashkohen edhe nga fakti që janë klube me histori plot trofe dhe kjo i ka bërë sa të dashur për tifozët, aq edhe të urryer nga rivalët. Megjithatë, nëse për Man Utd rivalët tregojnë respekt, armiqtë e Juves e akuzojnë për gjithçka.

Një prej nofkave që përdoren për “Zonjën e Vjetër” është “Rubentus”, një lojë fjalësh bazuar te folja ‘rubare’, vjedh. Natyrisht, një nofkë që buron nga skandali i Calciopoli-t, që errësoi reputacionin e klubit bardhezi”.

Reagimet nga Italia kanë qenë të ashpra dhe kjo ka bërë që artikulli të zhduket nga faqja zyrtare e United, por dëmi u bë, situata para ndeshjes është acaruar jo pak.

 

 

 

Komento

Shperndaje