Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manastir, sërish parulla “Vdekje shqiptarëve”

Manastir, sërish parulla “Vdekje shqiptarëve”
November 28
12:24 2016

Përsëriten rastet e fyerjeve të rënda në adresë të shqiptarëve në Manastir të Maqedonisë dhe këtë herë pikërisht në ditën e flamurit kombëtar.

Kur nuk ka kaluar akoma 1 javë nga fletushkat e ngjitura në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, ku shkruhej  “Vdekje shqiptarëve”, këtë radhë pre e urrejtjes ka rënë drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”- raporton agjencia e lajmeve INA.

Pllakatet e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u përdhos shtëpia muze.

Kujtojmë se në Maqedoni ka pasur herë pas here situata urrejtjeje nga shqiptarët e maqedonasit, me parulla që përhapen shpesh në ambiente publike, si stadiumet, sallat sportive apo si rasti i sotëm, që mesa duket ka gjasa të përsëritet sërish. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje