Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manaj në telashe. Përjashtohet nga Pescara

Manaj në telashe. Përjashtohet nga Pescara
November 26
17:07 2016

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Rey Manaj, është përjashtuar nga trajneri i Pescara-s, Massimo Oddo, për arsye disiplinore.

I huazuar këtë verë nga Inter te skuadra e Pescara-s, e sapongjitur në Serinë A, Manaj ka kaluar çaste të mira dhe të këqija me skuadrën e re, pasi edhe u dëmtua pak kohë më parë.

Oddo nuk e ka ftuar Manajn për të luajtur në ndeshjen e kësaj fundjave me Romën. “Ata që duan të japin shumë nga vetja mund të luajnë këtu. Nuk dua të flas më tepër”,- tha Oddo për mediat.

Nuk dihet sa mund të zgjasë ky pezullim i Manaj, por ai vjen në një moment kur disa lojtarë të Kombëtares nuk po kalojnë momente të mira, siç është rasti i Ergys Kaçes me skuadrën e Viktoria Plzen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje