Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mali Everest humb lartësi. Mësoni sa ka shkuar

Mali Everest humb lartësi. Mësoni sa ka shkuar
January 26
16:49 2017

Mali më i lartë në botë, Everesti, plot 8.848 m, mund të ketë humbur lartësi që prej tërmeteve të vitit 2015 në Nepal, njëri prej të cilëve shkatërrues, gati 7.8 ballë.

Një grup shkencëtarësh indianë ka vendosur të bëjë matjet e nevojshme, pasi të dhënat e satelitit kanë treguar të dhëna se mali ka humbur rreth 1 metër që prej tërmetit.

“Mali Everest është matur për herë të fundit në vitin 1955 nga qeveria indiane”,- bëri me dije njëri prej autoriteteve të qeverisë indiane.

Më tej ai ka njoftuar se matja e malit zgjat vetëm pak ditë, por procesi do të vonohet pasi koha e përgatitjes zgjat deri në 6 muaj, pasi duhet të monitorohet edhe moti, sepse duhet të jetë i pastër në mënyrë që vëzhgimi dhe matja të bëhet e saktë.

Matja e malit më të lartë në botë cilësohet edhe një kriter krenarie për shkencëtarët që pritet të bëjnë matjet.

Matja e malit është bërë edhe në vitin 2005 nga një ekip kinez, por duke qenë se procesi nuk ishte autorizuar nga qeveria e Nepalit, të dhënat nuk janë pranuar. Shkencëtarët kinezë, në bazë të matjeve, thanë se Everesti tashmë është 8.844 dhe jo 8.848.

Pra, sipas tyre, mali ka humbur disa metra. Por tashmë priten matjet zyrtare të qeverisë së Nepalit për t’u dhënë fund hipotezave. /Blitz.al/

Share