Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mali Everest, 3 të vdekur dhe 30 alpinistë të dëmtuar

Mali Everest, 3 të vdekur dhe 30 alpinistë të dëmtuar
May 23
13:22 2016

Rreth 30 alpinistë kanë vuajtur si pasojë e ngrirjes apo komplikimeve të tjera gjatë ngjitjes në malin Everest, pas 3 viktimave të shënuar së fundmi. 2 alpinistë indianë raportohen gjithashtu të zhdukur në të ashtuquajturën “zona e vdekjes”. Megjithatë, alpinistja më e suksesshme femër arriti majën të premten për të shtatën herë radhazi.

Ky është i pari sezon ngjitjesh pas dy vjetësh, pas tërmetit në Nepal që shkaktoi 18 viktima dhe 16 të tjerë që u vranë për shkak të një orteku në vitin 2014. Viktimat gjatë fundjavës kanë nxjerrë sërish në pah rreziqet e këtij mali.

Indiani Subhash Paul është viktima e fundit e këtij sezoni. Ai vdiq gjatë natës, ndërsa alpinisti Erc Ary Arnold ndërroi jetë të premten. Ndërsa të dielën humbi jetën edhe 34-vjeçarja australiane Maria Strydom, e lindur në Afrikën e Jugut, e cila ndërroi jetë duke zbritur nga maja.

Etiketimet
Shperndaje