Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Malësi e Madhe, arrestohen 2 shtetas për kanosje dhe kundërshtim ndaj forcave të policisë

Malësi e Madhe, arrestohen 2 shtetas për kanosje dhe kundërshtim ndaj forcave të policisë
November 01
15:58 2016

Nga Anduena Llabani

Kanosin me armë zjarri një shtetas dhe kundërshtojnë me dhunë fizike punonjësit e policisë për të mos lejuar kontrollin e banesës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Më 01.11.2016, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

* Lulash Prekulaj, 57 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

* David Prekulaj, 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Këta 2 shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin F.D. si dhe kanë kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë duke mos i lejuar që të kontrollojnë banesën e tyre.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 84, 278 dhe 236/2 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje