Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Malaysia Airlines” sërish në shënjestër, dhjetëra të plagosur si pasojë e turbulencave të forta

“Malaysia Airlines” sërish në shënjestër, dhjetëra të plagosur si pasojë e turbulencave të forta
June 06
10:13 2016

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq mbi Gjirin e Bengalit. Pasagjerët dhe ekuipazhi i fluturimit të “Malaysia Airlines”, të cilët udhëtonin nga Londra në drejtim të Kuala Lumpurit, u lënduan si pasojë e turbullirave që goditën avionin.

“Malaysia Airlines” që është ende duke u përpjekur të pastrojë namin e keq pas tragjedive të shënuara me MH370 dhe MH17, bëri me dije se disa prej udhëtarëve janë lënduar gjatë një udhëtimi të së dielës.

Referuar shkrimit të gazetës “The Star” në Malajzi, thuhet se 34 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bordin e A380, kishin mbetur të lënduar. Nga fotografitë nga vendngjarja, të postuara në rrjetin social “Facebook”, shihen sendet e shpërndara në bordin e avionit, mbeturinat përreth.

Në deklaratën e të dielës vonë, kompania ajrore “Malaysia Airlines” u ka kërkuar falje 378 pasgjerëve dhe ekuipazhit për çdo shqetësim të shkaktuar si pasojë e motit të keq, jashtë kontrollit të kompanisë.

Komento