Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Malaveci godet bankat e nivelit të dytë: Po rrisni të ardhurat dhe po aq kreditë e këqija

Malaveci godet bankat e nivelit të dytë: Po rrisni të ardhurat dhe po aq kreditë e këqija
October 24
14:44 2016

Nga Anduena Llabani

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve, Tedi Malaveci, akuzon bankat e nivelit të dytë se kanë rritur qëllimisht numrin e kredive të këqija.

Në një takim në “Hotel Rogner”, Malaveci ngre gishtin ndaj drejtuesve të bankave të nivelit të dytë, duke i akuzuar për afera korruptive.

Sipas tij, keqmenaxhimi që i është bërë portofolit të kredive nga vetë institucionet bankare për më se një dekadë ka sjellë një situatë absurde dhe të agravuar të kredive. Vetë bankat shpeshherë janë treguar neglizhente dhe nuk i kanë ndjekur në kohë rastet e kredive problematike duke i kthyer ato në potencial për të shtuar numrin e të ashtuquajturave “kredi të këqija”.

“Në asnjë rast nuk kemi dëgjuar për ndonjë problematikë që shfaq apo i atribuohet vetë sistemit bankar në këtë vend”.

Malaveci shkon më tej duke ngritur pyetje se pse në gjithë këtë kohë nuk kemi dëgjuar ende një bankier, për shembull, drejtues të lartë banke të korruptuar apo një bankier të nivelit të kredidhënies ose kredindjekjes së tyre që është i tillë.

“Kreditimi ka vite që ka stopuar edhe pse nevoja ekonomike në përgjithësi e biznesit apo e individit për të gjeneruar fonde nga bankat vazhdon të mbetet urgjente. Arsyeja? Kriza e kredive të këqija.

Dhe këtu duhet përmendur një fakt që kjo krizë ka prekur vetëm aktivitetet e tjera ekonomike, sepse paralelisht me “krizën” fitimi bankar ka ecur me të njëjtat ritme për gjithë këto vite. /Blitz.al/

malaveci1 malaveci3

malaveci4 malaveci5

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje