Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mal i Zi, aksidentohet rëndë kunati i Lori Hoxhës

Mal i Zi, aksidentohet rëndë kunati i Lori Hoxhës
August 12
15:46 2017

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në Tivar të Malit të Zi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale ka humbur jetën një shtetas shqiptar nga Tirana, ndërsa janë plagosur 6 të tjerë, mes të cilëve miku i viktimës.

Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga informacionet e para dyshohet se një nga të plagosurit e këtij aksidenti është edhe shtetasi Shpresim Bajraktari (majtas), vëllai i Ervis Bajraktarit, partnerit të Lori Hoxhës (në foton djathtas).

Nuk dihet ende gjendja e tij, por nga informacionet paraprake mësohet se ai dhe të plagosurit e tjerë janë transportuar për në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. /Blitz.al/

Shperndaje