Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makinat molekulare fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Makinat molekulare fitojnë çmimin Nobel në Kimi
October 05
12:50 2016

Çmimi Nobel për vitin 2016 në Kimi është dhënë për zhvillimin e makinave më të vogla në botë. Jean-Pierre Sauvage, Sir J Fraser Stoddart dhe Bernard L Feringa do të ndajnë mes tyre 727 mijë paundë për projektimin dhe sintezën e makinave në një shkallë molekulare.

Fituesve u është dhënë çmimi gjatë një konference shtypi në Suedi. Makinat e konceptuara nga laureatët janë një mijë herë më të holla se një fije floku. Ato mund të përdoren për të injektuar mjekim të fortë brenda trupit të njeriut, për shembull aplikimin e tyre direkt në qelizat kanceroze.

Jean-Pierre Sauvage ka lindur në vitin 1944 në Paris, Francë. Ai është aktualisht profesor i njohur në Universitetin e Strasburgut dhe drejtor i kërkimeve në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS).

Sir Fraser Stoddart lindi në vitin 1942 në Edinburg, Britani të Madhe. Ai aktualisht është profesor në Northwestern University, SHBA.

Bernard L. Feringa ka lindur në vitin 1951 në Barger-Compascuum, Holandë. Ai është profesor i degës Kimi Organike në Universitetin e Groningen, Holandë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje