Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makina e trajnerit të Chelsea-it shkatërrohet nga një fletë xhami

Makina e trajnerit të Chelsea-it shkatërrohet nga një fletë xhami
January 13
17:03 2018

Mëngjes i frikshëm për Antonio Conte, por për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Në fakt, siç shkruhet nga The Sun, makina e trajnerit të Chelsea u shkatërrua nga një fletë xhami që, për shkak të erës së fortë, fluturoi larg nga një tavolinë që ndodhej në një tarracë.

E gjithë kjo ndodhi brenda qendrës sportive të klubit të Londrës.

Ish-tekniku i ekipit kombëtar italian e mësoi lajmin nga menaxherja e komunikimit të Blues, Steve Atkins, në momentin që Conte  po bëhej gati të shkonte te merrte makinën e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje