Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makina bie në liqenin e Shkopetit, s’dihet nëse ka viktima

Makina bie në liqenin e Shkopetit, s’dihet nëse ka viktima
July 05
09:34 2016

Një aksident është shënuar në orën pesë të mëngjesit të sotëm në Burrel, ku një automjet që udhëtonte në rrugën nacionale Milot-Burrel, ka rënë në liqenin e Shkopetit, mendohet në 70 metra thellësi.

Forcat e policisë dhe polumbarët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka viktima. Mësohet se kanë qenë peshkatarët e zonës, ata që kanë njoftuar policinë lidhur me ngjarjen.

Etiketimet
Shperndaje