Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Majlinda Bregu – Bashës: Nevojitet një komunikim i hapur

Majlinda Bregu – Bashës: Nevojitet një komunikim i hapur
September 16
19:52 2016

Humbja e zgjedhjeve në Dibër e ka kthyer deputeten demokrate Majlinda Bregu kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Përgjatë këtyre ditëve, ajo është shprehur se drejtimi i gabuar i partisë po e çon këtë të fundit drejt degradimit.

Ditën e sotme, Majlinda Bregu e ka ftuar Bashën për të folur haptazi brenda partisë për problemet që ekzistojnë dhe për zgjidhjen e tyre. Ajo iu referua një mesazhi të një simpatizanti të PD-së për të shprehur nevojën për ndërhyrje sa më të shpejtë.

Reagimi i plotë i deputetes

Kam lexuar prej mbrëmë me kujdes të gjitha mesazhet e komentet në wall-in apo inbox-in tim.
Nga Tirana, Durrësi, Dibra, Yzberishti, Lezha, Kurbini, Saranda, Fieri.

Mos qofsha gabuar, por besoj se një komunikim i hapur brenda partisë, brenda nesh, është një mënyrë jo vetëm për të bashkëbiseduar për problemet e ngjashme e të ndryshme, por edhe një detyrim për ata që na votojnë sot dhe ata që ende nuk janë të bindur se duhet të votojnë Partinë Demokratike. Opozita e sotme është qeveria e nesërme. Thënë ndryshe, ka një mënyrë për të ditur se si do të qeveriset nesër vendi, duke qenë të hapur me debatet që konsumojmë së brendshmi.

Me lejen e atyre që më kanë shkruar, po ju përcjell njërin prej tyre:

“Mirëmbrëma zonja Bregu! Doja të ndaja me ju shqetësimin e situatës jo të mirë në degën tonë në Kurbin. Çfarë po ndodh me PD-në dhe lidershipin e saj? A është kjo PD që ne kishim dhe duam? Përse nuk bëhet një analizë e thellë në kryesinë e PD-së? A na ndihmon kjo situatë për zgjedhjet e 2017-s? Përse nuk përfundojnë zgjedhjet për kryetarët e degëve në disa rrethe? Kurbini, siç e dini, ngeli pa kryetar bashkie dhe aktualisht edhe pa kryetar partie, pra po flasim për bastionin e PD-së në Kurbin”.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje