Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Majko: “Nëse marrëdhënia PS-LSI vazhdon në distancë, do të jetë e nevojshme marrja e një vendimi për partneritetin në koalicion

Majko: “Nëse marrëdhënia PS-LSI vazhdon në distancë, do të jetë e nevojshme marrja e një vendimi për partneritetin në koalicion
July 29
18:38 2016

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Pandeli Majko, ka qenë i ftuar në Institutin Demokratik Amerikan në Kuvendin e Filadelfias.

Në një bisedë  me  Zërin e Amerikës ai ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Majko është shprehur i çliruar që reforma në drejtësi u miratua, por pohon se miratimi u arrit me presion nga publiku dhe të huajt.

“Miratimi i reformës ishte dëshmi se Perëndimi në marrëdhëniet e tij me Shqipërinë mbajti krahun e publikut shqiptar dhe jo të politikës shqiptare”,- shprehet zoti Majko. “Ky ka qenë një fakt i qëndrimit amerikan ndaj Shqipërisë. Miqësia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kaluar nga dyert e politikës, ka kaluar nëpër dyert e shqiptarëve.  Mund ta kishim zgjidhur edhe pa ndihmën e të huajve. Presioni i Perëndimit ishte domethënës dhe i paprecedentë pasi  mbajti krahun e publikut dhe jo të politikës”.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohon se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës në drejtësi. Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, – thotë ai, – në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.

“Nëse marrëdhënia PS-LSI vazhdon përmes deklaratave dhe në distancë nga njëra-tjetra, do të jetë e nevojshme marrja e një vendimi për partneritetin e palëve në koalicion”,- është shprehur  deputeti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje