Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Magjia braziliane – Neymar & Dani Alves argëtohen në dhomat e zhveshjes me Marcelon & Thiago Silvan

Magjia braziliane – Neymar & Dani Alves argëtohen në dhomat e zhveshjes me Marcelon & Thiago Silvan
August 30
11:05 2017

Për brazilianët, futbolli nuk është thjesht një sport, punë apo mënyrë fitimi parash.

Prej vitesh ata e kanë treguar se futbollin e shijojnë në maksimum dhe argëtohen me të.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Neymar me Dani Alves, shokë rishtazi te PSG, të cilët kanë luajtur në dhomat e zhveshjes të Brazilit me Marcelon dhe Thiago Silvan.

Të katër futbollistët kanë bërë një minindeshje futbolli në versionin volejboll, pasi kanë improvizuar me një tavolinë në mes.

Klasi i Neymar dhe Alves ka triumfuar mbi mbrojtësit yje të Realit dhe PSG-së.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje