Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Madonna bën çmenduri për djalin që ndjek ëndrrën për t’u bërë futbollist

Madonna bën çmenduri për djalin që ndjek ëndrrën për t’u bërë futbollist
June 20
11:03 2017

Mediat angleze e ato portugeze kanë shkruar së fundmi se djali i divës së popit, Madonnës, është blerë nga një prej ekipeve më prestigjioze në Europë.

David Banda, djali 11-vjeçar  i adoptuar i këngëtares, është marrë nga klubi portugez i Benfikës dhe do të luajë në sektorin e të rinjve.

Në bazë të asaj që shkruan “Daily Mail”, për shkak të kësaj lëvizjeje dhe faktit se David do të luajë në Portugali, edhe vetë nëna e tij do të lëvizë për të jetuar me të.

David, i cili e ka origjinën nga Malawi, u adoptua nga popstarja në vitin 2011. Me një pasion të madh për futbollin, loja e tij ra në sy të specialistëve të klubit portugez që vendosën t’i ofrojnë një kontratë djaloshit.

Tashmë këngëtarja Madonna ka gjetur një vilë në zonën e Sitras me një sipërfaqe prej 3.300 mtë cilën do ta blejë për një shifër prej 6.5 milionë eurosh.

Prej disa javësh ajo kishte publikuar disa foto me bluza të Benfikës, por tashmë e gjitha është kthyer në një fakt.

Tashmë na mbetet të presim të ardhmen për të mësuar nëse djali i saj do të shndërrohet në një yll të vërtetë në futboll, në gjurmët e nënës në këngë. /Blitz.al/

Shperndaje