Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lushnje, përplasje fatale mes 3 makinave, ndërron jetë 18-vjeçari

Lushnje, përplasje fatale mes 3 makinave, ndërron jetë 18-vjeçari
June 26
08:30 2019

Orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit”.

Sipas asaj që raporton policia, një mjet tip “Benz’ me drejtues 22 vjeçarin me inciale M.Sh, është përplasur me disa mjete në rrugë. Si pasojë e kësaj përplasje ka ndërruar jetë pasagjeri në këtë makinë, 18-vjecari me inicialet K.Sh.

Fillimisht 22-vjeçari është përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”, me drejtues 31-vjeçarin B.Sh dhe më pas me një mjet tip “Jaguar”, me drejtues 33-vjeçarin G.Q. Drejtuesit e mjeteve të tjera kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
Shperndaje