Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lushnjë, kërcënuan të riun, pranga njërit prej vëllezërve

Lushnjë, kërcënuan të riun, pranga njërit prej vëllezërve
May 08
11:54 2016

Një shtetas është arrestuar në Lushnje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pas kanë kërcënuar një të ri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Sipërme dhe sipas burimeve thuhet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Burime nga policia e Lushnjës bëjnë me dije se dy vëllezër të armatosur kanë kërcënuar me jetë një 27-vjeçar me inicialet F.G, pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta. Si pasojë e këtij sherri ka rënë në pranga 55-vjeçari Vangjel Seferi ndërkohë që vëllai i tij V.S. është shpallur në kërkim.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja plumbi model 54. Në banesën  e të arrestuarit janë sekuestruar gjithashtu 15 fishekë arme gjahu, 57 fishekë model 54 dhe një met tip Benz me targa AA 578 DJ.

Shperndaje