Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lushnjë, arrestohet administratori i lojërave të fatit, falsifikonte biletat e bingos

Lushnjë, arrestohet administratori i lojërave të fatit, falsifikonte biletat e bingos
November 04
10:09 2016

Nga Anduena Llabani

Lushnjë-Përdor biletat e bingos të falsifikuara dhe fsheh të ardhurat, ndalohet administratori i një aktiviteti të lojërave të fatit “Bingo”.

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë ndalimi i administratorit të një aktiviteti të lojërave të fatit “Bingo”, në Lushnje, shtetasit:

-Dashamir Murataj, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 43 blloqe me 255939 bileta bingoje të dyshuara të falsifikuara dhe të padeklaruara në organet tatimore.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 186 dhe 180 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje