Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lushnje – arrestohet 33-vjeçari. I ofroi para policit për t’i falur gjobën

Lushnje – arrestohet 33-vjeçari. I ofroi para policit për t’i falur gjobën
September 26
19:10 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të “mitdhënies”. I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  • Anastas Gallani, 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Më 26.09.2016, në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, shtetasi Anastas Gallani, duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 033 IB, është konstatuar nga Policia Rrugore Lushnje se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara – 150 km/h.

Në momentin që punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, drejtuesi i mjetit i është afruar duke i ofruar 2000 lekë policit të qarkullimit rrugor, për ta falur për shkeljen e bërë.

Punonjësi i Policisë ka bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tij në komisariat.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Shperndaje