Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lum kritikash, Spiropali sqaron pse e nxorri videon e familjes në Kavajë

Lum kritikash, Spiropali sqaron pse e nxorri videon e familjes në Kavajë
February 09
14:46 2019

Publikimi i fytyrave të prindërve të 13-vjeçares së abuzuar në Kavajë shokoi ditën e djeshme opinionin publik. Babi dhe gjyshi i të miturës shprehnin mbështetjen e tyre për vajzën, ndërsa kërkonin privatësi për çështjen.

Ndërsa media nuk nxori asnjë detaj për identitetin e 13-vjeçares, zbulimi i imazhit të prindërve të saj nga kryeministri Edi Rama përmes një video, nuk u prit aspak mirë nga qytetarët dhe politika shqiptare.

Një ditë më parë Edi Rama publikoi me figurë e zë prindërit e vajzës së mitur të abuzuar nga shokët e klasës së saj në Kavajë. Ishte ministria Spiropali, ajo e cila vizitoi familjen, duke zbuluar kështu identitetin e prindërve të së miturës e rrjedhimisht dhe të vajzës së abuzuar .

Sot përmes një videoje Spiropali tregoi se ishte pikërisht gjyshi i të miturës ai që kërkoi të dilnin publikisht. Madje ajo shtoi se ka marrë një telefonatë falenderimi nga gjyshi i vajzës pas publikimit të vajzës

 

“..të nesërmen më ra telefoni dhe në emër të prindërve të vajzës, gjyshi më ftoi në shtëpi, vorbulla e dilëmes u rikthye edhe më e fortë. Ty të faleminderit edhe njëherë tha, po ne s’jemi të qetë! Nuk na mjafton se po na del shpirti nga sulmet e tyre që po na e tresin vajzën para syve! Duam të bëjmë një apel publik, por nuk duam të merremi as me ndërmjetsit që na cojnë ata të opozitës as me ata që na vrasin natën nëpër studio dhe na qajnë ditën, duke na u lutur të dalim me ta në televizor”,- shprehet Spiropali.

Spiropali shton se pasi i nxorën me zë e figurë prindërit ka marrë një telefonatë falënderuese prej gjyshit të 13-vjecares.

“Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku që s’mund të mos e ndaja sot me të gjithë. Mos u mërzit për çfarë do dëgjosh më tha, neve s’ta harrojmë që na dhe mundësinë të clirohemi! Pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur c’kanë dashur për ne, ne sot folëm në emrin tonë. Ne nuk kemi frikë nga fytyra jonë dhe jemi krenarë për vajzën tonë, ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë”.

 

Komento
Shperndaje