Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lulzim Basha uron Pashkët; e nesërmja do të jetë me e mirë

Lulzim Basha uron Pashkët; e nesërmja do të jetë me e mirë
May 01
11:47 2016

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një mesazhi publik i ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë Festën e Pashkës.

Në mesazhin e tij, Basha është ndalur më së shumti tek shpresa tek e ardhmja dhe ka vendosur vëmendjen tek fëmijët, të sëmurët dhe të vobektët.

“Mbare besimtareve ortodokse dhe klerit e Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare ju uroj nga zemra Gezuar Pashket! Le te jete kjo feste e ringjalles nje shkendije shprese dhe besimi per cdo shqiptar se e nesermja qe po vjen do te jete me e mire, per nje ekonomi te forte ku nderohet dhe respektohet puna e ndershme, me kujdes per me te pamundurit, te vobektet, femijet dhe te semuret. Zoti i bekofte shqiptaret kudo ku jane!” – ka qenë urimi i plotë i tij.

Etiketimet
Shperndaje