Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lulzim Basha shfaqet si asnjëherë më parë në finalen e futbollit të FRPD-së

Lulzim Basha shfaqet si asnjëherë më parë në finalen e futbollit të FRPD-së
June 11
11:52 2018

Lulzim Basha gjithmonë kohët e fundit ka qëndruar brenda kornizës së politikanit dhe nuk e kemi parë shpesh ose pothuajse asnjëherë të veshur sportive apo i cliruar nga pasha e opozitarit.

Siç duket ky moment ka ardhur dje gjatë finales se kampinatit të futbollit në Forumin Rinor të PD-së. Ka qenë vetë kryedemokrati i cili me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se

“Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD”.

Postimit i ka bashkangjitur edhe disa foto ku duket i veshur sportive dhe me një kapele si asnjëherë më parë. Simpatizantët e PD-së në komente e kanë përgëzuar duke komentuar se duhet të ketë më shpesh dalje të tilla.

Basha ishte i shoqëruar edhe kryetari i FRPD, Belind Këlliçi dhe deputeti Klevis Balliu.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje