Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lulzim Basha dhe Ambasadori Lu takohen në selinë e PD-së, ja çfarë u diskutua…

Lulzim Basha dhe Ambasadori Lu takohen në selinë e PD-së, ja çfarë u diskutua…
March 13
15:22 2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Donald Lu janë takuar sot në mesditë në selinë blu. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe është zhvilluar me kërkesë të ambasadorit të SHBA-ve.

Sipas “Syri.net”, kreu i Opozitës Lulzim Basha dhe Donald Lu kanë diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu është diskutuar edhe për luftën e munguar kundër krimit dhe drogës nga ana e qeverisë.

Në bisedën mes tyre, Basha dhe Lu kanë diskutuar edhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje