Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lulzim Basha – Sokol Olldashit: Në kujtimet e mia gjej forcën që të vazhdoj betejën që nisëm bashkë

Lulzim Basha – Sokol Olldashit: Në kujtimet e mia gjej forcën që të vazhdoj betejën që nisëm bashkë
November 19
15:54 2016

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur keqardhjen për humbjen e një ndër figurave më të rëndësishme në PD, Sokol Olldashi.

Basha dhe Olldashi kanë pasur një mision të përbashkët dhe nisur nga kjo, Lulzim Basha e kujton mikun në 3-vjetorin e tij të vdekjes nëpërmjet një postimi mjaft të ndjerë në Facebook.

“Kujtoj sot bashkë me qindra e mijëra demokratë mikun, kolegun, njeriun e përkushtuar, demokratin Sokol Olldashi.

Koha ka fluturuar. Por në këto tre vite të vështira shpesh e kam kërkuar në kujtimet e mia dhe aty kam gjetur forcën dhe vendosmërinë për të vazhduar betejën që nisëm së bashku, për një PD të bashkuar, të hapur, të fortë, për t’u përballur dhe për të fituar përballë një klike të kriminalizuar e korruptuar deri në palcë.

Sokoli na mungon të gjithëve. Por vlerat e tij janë të forta dhe të gjalla te dëshira e vullneti i çdo demokrati për bashkim, për të ecur përpara dhe për të marrë përgjegjësitë e ndryshimit të madh që po vjen”,- shkruan ai./Blitz.al/

luli

Komento
Shperndaje