Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luhej ndeshja Shqipëri-Serbi, gjyqtari shtyu seancën gjyqësore

Luhej ndeshja Shqipëri-Serbi, gjyqtari shtyu seancën gjyqësore
October 25
12:24 2016

Diçka e pazakontë ka ndodhur një vit më parë, më 8 tetor 2015, kur në “Elbasan Arena” pritej të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të “Euro 2016”. Pikërisht në këtë qytet, gjyqtari Bujar Musta, në Gjykatën e Elbasanit, vendosi të shtyjë seancën, bën të ditur “TCH”, për një arsye të pazakontë.

Më 8 tetor 2015, ai çeli seancën gjyqësore me palë trashëgimtarët e Aqif Pashë Elbasanit dhe më pas e shtyu atë. Këtë vendim, gjyqtari Musta e mori me arsyetimin se do të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.

“Meqenëse sot është ndeshja Shqipëri-Serbi dhe rrugët kryesore dytësore të qytetit janë të bllokuara, gjykata vendosi të ndërpresë seancën dhe të caktojë seancën e re më dt 06/11/2015, ora 10:00”, – mësohet të jetë shprehur ai. /Blitz.al/

seanca

Komento
Etiketimet
Shperndaje