Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Lufthansa” anulon 2618 fluturime

“Lufthansa” anulon 2618 fluturime
November 25
14:30 2016

Kompania e madhe e fluturimeve “Lufthansa” ka anuluar 2618 fluturime, pas katër ditë protestash radhazi nga pilotët e kompanisë.

Pilotët kërkojnë rritje rroge nga kompania, duke qenë se nuk ka pasur asnjë rritje në pagat e tyre prej 5 vitesh tashmë. Ata kërkojnë 3.7% rritje të pagave.

Protesta nisi të mërkurën dhe ishte planifikuar të zgjaste 24 orë. Por ajo ka vijuar më tej, duke prekur 318 000 pasagjerë që kishin prerë biletat për fluturimet e tyre.

Kompania u ka bërë thirrje klientëve të kontrollojnë biletat e tyre online për t’u siguruar nëse fluturimet e tyre do të bëhen ose jo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje